ZGJEDHJET/ Presidenti Begaj, mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, përdoreni me dinjitet më 11 maj

ZGJEDHJET/ Presidenti Begaj, mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, përdoreni me dinjitet më 11 maj

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh të posaçëm për qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe të përgjegjësisë qytetare. “11 Maji është një ditë e veçantë për secilin prej jush. Në këtë ditë ju keni mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tuaj, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët,” – theksoi Presidenti. Ai i ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet, duke e konsideruar procesin zgjedhor jo thjesht si një ditë votimi, por si një angazhim të përditshëm demokratik....
Burimi: Vizionplus.tv