Zgjedhjet, PD ankimon qarqet Vlorë dhe Gjirokastër: U manipulua rezultati

Zgjedhjet, PD ankimon qarqet Vlorë dhe Gjirokastër: U manipulua rezultati

Partia Demokratike – Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS edhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit edhe për dy qarqe të tjera: Vlorë dhe Gjirokastër, duke kërkuar shpalljen e tyre të pavlefshme. PD vijon të hedhë akuza për manipulim të procesit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një “masakër zgjedhore”, dhe thekson se po ndjek rrugën institucionale për të kundërshtuar rezultatin në disa qarqe të vendit. Sipas PD-ASHM, në ankesën për Gjirokastrën, procesi zgjedhor në këtë qark është manipuluar në mënyrë sistematike dhe ka prodhuar një rezultat që, sipas tyre, nuk pasqyron vullnetin real të qytetarëve. Në dokumentin zyrtar të ankimimit, koalicioni thekson se janë përmbushur të gjitha kriteret ligjore për shqyrtimin e kërkesës nga KAS, përfshirë legjitimitetin, kompetencën dhe afatin ligjor...