Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të shpërndajë bazën materiale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Këtë të shtunë KZAZ-të kanë nisur të administrojnë një pjesë të kësaj baze që ka të bëjë me materialet për formimin e dhomave të fshehta të votimit si dhe pajisje të tjera që I shërbejnë këtij procesi. Ndërkohë që materialet zgjedhore që kanë të bëjnë me kutitë, fletët e votimit dhe regjistrat e zgjedhësve do të nisin të shpërndahen në fillim të javës. Tv Klan
Burimi: Opinion.al