Zgjedhjet në SHBA/ Kedhi: Trump do të bëjë gjithçka për të mbajtur Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA/ Kedhi: Trump do të bëjë gjithçka për të mbajtur Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në SYRI TV me moderatoren Dori Daka, ka komentuar zhvillimet politike në SHBA dhe strategjinë e presidentit Donald Trump për zgjedhjet e mesmandatit. Kedhi tha se administrata Trump përballet me sfida të mëdha, veçanërisht në raport me zgjedhjet e ardhshme për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Sipas tij, Trump po angazhohet personalisht në mobilizimin e bazës së Partisë Republikane, me synimin që axhenda e tij politike të mos pengohet nga një rezultat i favorshëm për demokratët amerikanë. Ai tha se Trump u ka kërkuar mbështetësve të votojnë sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit, duke theksuar rëndësinë që ka prania e presidentit në mobilizimin e bazës republikane. Sipas nënkryetarit...