Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament
Në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku rreth 6,45 milionë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit me 250 ulëse. Në garë janë 18 lista zgjedhore, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë të bashkuar përmes listës “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17 në fletën e votimit, duke synuar të sigurojnë tri ulëse në parlamentin serb. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Republikan i Statistikave, deri në orën 12:00 kishin votuar 34,55 për qind e votuesve të regjistruar në të gjithë Serbinë. Drejtori i institucionit, Branko Josipoviç, bëri të ditur se pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në rajonin e Vojvodinës, me 38,08 për qind. Në Beograd pjesëmarrja ishte 35,23 për qind, në Shumadi dhe Serbinë...
Burimi:
javanews.al