Zgjedhjet në Izrael/ Arifi: Lufta në Gaza ka ndarë shoqërinë, partitë arabe e komplikojnë situatën

Zgjedhjet në Izrael/ Arifi: Lufta në Gaza ka ndarë shoqërinë, partitë arabe e komplikojnë situatën

I ftuar në një intervistë në Syri TV, Dritëro Arifi, politolog, deklaroi se lufta në Gaza ka thelluar ndarjet në shoqërinë izraelite, duke e kthyer atë në një nga çështjet kryesore të zgjedhjeve. Ai tha se gara pritet të jetë e ngushtë, ndërsa fitorja e një partie nuk garanton automatikisht formimin e qeverisë. Për të siguruar shumicën në parlamentin me 120 vende nevojiten 61 mandate, çka i bën partitë e vogla dhe koalicionet vendimtare për fatin e qeverisë së ardhshme. Pjesë nga intervista: Këto janë zgjedhjet e para pas sulmeve dhe luftës në Gaza. Normalisht që nuk janë zgjedhje normale, siç kanë qenë më herët në Izrael, sepse janë dy rryma të thella në Izrael, ku ka një ndarje shoqërore atje: ata të cilët janë...