Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut
Gadi Eisenkot, lideri i partisë Yashar, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re në Izrael, duke ftuar partitë arabe të bashkohen në një aleancë parlamentare kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Deklarata e tij vjen në një kohë kur mijëra qytetarë janë mbledhur në disa qytete të Izraelit, përfshirë Jerusalemin dhe Tel Avivin, për t’i kërkuar opozitës të bashkëpunojë me partitë arabe dhe t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut. Në një komunikatë të publikuar pas përfundimit të Shabatit, Eisenkot pretendoi se opozita kishte fituar zgjedhjet me një diferencë prej gjysmë milioni votash. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos ngatërrohen nga rezultatet dhe theksoi se shumica e Parlamentit është kundër Netanyahut. Sipas tij, ai dhe aleatët e tij po punojnë për...
Burimi:
javanews.al