Burimi:
Kohajone.com

Zgjedhjet më 11 maj, Balluku: Skuadra e PS-së me balancën gjinore më progresive ndonjëherë
👁7517
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre dhe drejtuese politike e PS në qarkun Fier, përsërit apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Balluku ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, ku thekson edhe se skuadra kombëtare e PS-së është më e reja në fushën e 11 majit, dhe me balancën gjinore më progresive ndonjëherë. ”VOTO 5 për Shqipërinë 2030 në BE, vetëm me Edi Ramën dhe skuadrën kombëtare të PS, më e reja në fushën e 11 majit, e me balancën gjinore më progresive ndonjëherë, duke filluar nga listat e mbyllura”,-shkruan Balluku.