Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet lokale të Kosovës, në garë 2 koalicione, 5 parti nuk marrin pjesë
Mbrëmjen e së hënës, më 23 qershor 2025, ora 23:59, ka përfunduar afati i partive politike të Republikës së Kosovës për të konfirmuar nëse do të garojnë ose jo, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, bën me dije se janë regjistruar koalicionet “Koalicija Vakat”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV), si dhe koalicioni “SDU-NASHA (NASHA SDU)”, i përbërë nga partitë politike Socijaldemokratska Unija dhe Nasha Inicijativa. Kështu, këto subjekte do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit, raporton Klan Kosova. Nga ana tjetër, pesë parti politike, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Bëhet fjalë për subjektet Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD), Partia Demokratike e Diasporës...