Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja kush është kandidati i VV për Prishtinën

Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja kush është kandidati i VV për Prishtinën

Partitë politike kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave të Kosovës, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 12 tetor 2025. Sipas burimeve të sigurta të KosovaPress, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku do të jetë kandidat për Prishtinën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Hajrulla Çeku ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë Qeverisë Kurti II. AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin. Ndërsa partitë tjera nuk kanë zyrtarizuar ende kandidaturat. Kosovapress.
Burimi: Sot.com.al