Zgjedhjet e parakohshme në Serbi/ Vuçiç rrezikon seriozisht daljen nga politika

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi/ Vuçiç rrezikon seriozisht daljen nga politika

Aleksandar Vuçiç po përballet me një nga sfidat më serioze politike të karrierës së tij, ndërsa sondazhet e fundit në Serbi tregojnë një garë të fortë përpara zgjedhjeve të parakohshme të 25 tetorit. Disa matje e nxjerrin forcën politike të lidhur me lëvizjen protestuese përpara SNS-së së Vuçiçit, ndërsa sondazhe të tjera japin avantazh të qartë për partinë në pushtet. Lëvizja studentore, e cila prej gati dy vitesh ka udhëhequr protesta masive kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit, tashmë po hyn drejtpërdrejt në garën elektorale. Ajo ka paraqitur një listë me 250 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit. Lista drejtohet nga kardiologu dhe profesori universitar Ilija Srdanović dhe përfshin kryesisht akademikë, profesionistë, aktorë dhe figura të tjera publike, duke shmangur emrat tradicionalë të politikës....