Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Tre astronautë amerikanë të NASA-s kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA duke hedhur votat e tyre nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), në një lartësi prej më shumë se 400 kilometrash mbi Tokë. Anil Menon, Jessica Watkins dhe Luke Delaney i plotësuan fletët e votimit në mënyrë elektronike dhe i dërguan ato përmes një rrjeti të sigurt komunikimi te autoritetet përkatëse zgjedhore. Lajmin e bëri të ditur Anil Menon përmes një postimi në platformën X, ku shpjegoi se si tre astronautët arritën të merrnin pjesë në procesin zgjedhor, pavarësisht se ndodhen në orbitë. “Po, mund të votoni edhe nga hapësira! Të tre anëtarët amerikanë të ekuipazhit patën privilegjin të votonin nga Stacioni Hapësinor. Ne plotësuam një fletëvotim elektronik dhe e dërguam...