Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Taulanda Jupi: Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe zhvillim, jo për kompromise me të shkuarën
👁4000
Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, Taulanda Jupi, ka theksuar nevojën urgjente për një politikë të pastër, vizionare dhe në shërbim të qytetarëve. Duke e përshkuar çdo rrugë të kryeqytetit, ajo është takuar me qytetarë të çdo moshe, duke dëgjuar shqetësimet reale të përditshmërisë së tyre dhe duke prezantuar një alternativë konkrete për ndryshimin. “Në çdo rrugë të Tiranës, po dëgjojmë, po bashkohemi dhe po forcojmë vendosmërinë për një Shqipëri të drejtë, që rritet, ngjitet e zhvillohet”, shprehet Jupi. Më 11 maj, qytetarët e Tiranës...