Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama për votën e diasporës: Moment historik, duhet një shumicë përtej fanellës së partive
👁12891
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që emigrantët shqiptarë të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjithashtu nënvizoi se zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej, duke nënvizuar se vota duhet të shkojë për numrin 5 për Shqipërinë në BE. “Zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej. Procedura është e thjeshtë , standarde, por megjithatë duhet parë me vëmendje udhëzimi. Kini parasysh vendoset një shënim brenda kuadratit ku shkruhet numri 5. Në çdo kuti tjetër vota juaj është juridikisht e vlefshme, por politikisht e pavlefshme. Në këtë moment historik duhet të jetë një shumicë përtej fanellës së partive. Udhëzimi i KQZ...