Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zgjedhjet e 11 majit, një farsë”, Këlliçi akuzon PS për manipulim dhe intimidim të votuesve: Tallje me shqiptarët…
PD vijon me denoncimin e asaj që ajo e quan farsa elektorale e 11 majit, ku PS mori 83 mandate. I ftuar në një emision televiziv, Belind Këlliçi i cili mori një mandat për parlamentin e ardhshëm nga lista e mbyllur, u shpreh se në vend administrata publike angazhohet tërësisht që zgjedhjet t’i fitojë Partia Socialiste. “Nuk ka më ndarje mes shtetit dhe partisë. Mungon vija ndarëse mes administratës publike dhe Partisë Socialiste. Administrata punon për zgjedhjet që të fitojë Partia Socialiste. Të gjithë institucionet publike, të gjithë bashkitë kanë qenë në fushatë për të fituar Partia Socialiste zgjedhjet. E...