Zgjedhjet e 11 Majit/ Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Ja si do të realizohet procesi

Zgjedhjet e 11 Majit/ Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Ja si do të realizohet procesi

Ditën e sotme pranë Parkut Olimpik të Tiranës ka nisur procesi i vulosjes së fletëve të votimit për votuesit nga jashtë, që për herë të parë do të votojnë përmes postës.Në një dalje për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpjegoi procesin e votimit të diasporës dhe si do të funksionojë dërgesa me postë e fletëve të votimit.“Ne mendojmë që ta mbyllim brenda kësaj jave. Deri nesër ta mbyllim procesin e vulosjes. Janë dhe emocionet e stafit, sepse duhet të kenë kujdes në vulosjen e fletëve të votimit”, tha Celibashi. I pyetur se kur do të nisë votimi në diasporë, ai tha se brenda kësaj jave, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve do të nisë edhe shpërndarja drejt vendeve ku jetojnë emigrantët.“Nëse përfundojmë procesin e përgatitjes,...