Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi mëngjesin e sotëm se ka përfunduar vlerësimi i votave për kandidatët në listën e hapur në 12 qarqet e vendit. Sipas KQZ, 93 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), numëruan dhe vlerësuan fletët e votimit për 5225 qendrat e votimit. Një ditë më parë, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bëri thirrje partive politike që të nxisin numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të, për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda afatit ligjor që ishte në mesnatë. Sipas Celibashit, nuk ekzistonte asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllej brenda këtij afati.
Burimi: Lajme.al