Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet e 11 majit/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri për qarqet Elbasan, Fier, Tiranë e Durrës
Pamje nga mbledhja TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjeve në disa qarqe të vendit. KAS ka vendosur që të quajë të vlefshme procesin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit. Pavarësisht kërkesës së Partisë Demokratike për rrëzimin e këtyre zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme, kërkesa u vlerësua si e pambështetur në ligj dhe në prova e për rrjedhojë, nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në këto katër qarqe. Pas këtij vendimi, demokratët kanë 5 ditë kohë që t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor...