Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: La Civita po vjen në Shqipëri, data surprizë për Ramën

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: La Civita po vjen në Shqipëri, data surprizë për Ramën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se shumë shpejt në Tiranë do të vijë strategu i fushatës, Cris La Civita. Nuk e zbuloi datën. Tha se do ta lërë surprizë për Edi Ramën. “Sherifi do të vijë, Cris do të vijë. Nuk po e them datën për t’ja lënë surprizë Ramës. Çdo shpenzim për kontratën do të jetë transparent. Cris do të jetë edhe në zyrë, por edhe online, që e kemi cdo ditë që komunikojmë. Do të ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar këtu, kurse ai (Cris) do të shkojë dhe do të vijë” tha ai.

Burimi: Sot.com.al