ZGJEDHJET 2025/ Nis procesi i numërimit në disa qarqe

ZGJEDHJET 2025/ Nis procesi i numërimit në disa qarqe

Numërimi i kutive të para ka nisur në disa qarqe. Vizion Plus mëson se po numërohen votat në qarkun e Gjirokastër, Bashkia e Tepelenës, qarku Korçë, Bashkitë Devoll dhe Pustec, në qarkun e Kukësit, si dhe në qarkun e Beratit në Bashkinë Kuçovë. Sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja në zgjedhjet e 2025 ishte 42.16%. Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme. GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE
Burimi: Vizionplus.tv