ZGJEDHJET 2025/ Nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës

ZGJEDHJET 2025/ Nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës

Ka nisur numërimi i votave në qarkun e Gjirokastër. Vizion Plus mëson se si fillim po numërohen votat në Bashkinë e Tepelenës, saktësisht në fshatrat Progonat, Nivicë dhe Sinanaj. Sipas të dhënave nga KQZ, në bashkinë e Gjirokastrës kanë votuar 39.23% e qytetarëve. Qarku i Gjirokastrës prodhon 4 mandate. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv