Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet 2025/ Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në shkollën 9-vjeçare ‘Vasil Shanto’ në kryeqytet
👁2206
Dorëzimi i kutive të votimit ka nisur me intensitet për njësinë administrative nr. 5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, e cila shërben si qendër numërimi për këtë zonë. Kjo është njësia më e madhe në Tiranë dhe përfshin gjithsej 96 kuti votimi. Procesi i transportit dhe dorëzimit të kutive po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar, nën vëzhgimin e komisionerëve dhe forcave të rendit. Numërimi i votave në njësinë numër 5, pritet të nisë menjëherë pas mbërritjes së të gjitha materialeve zgjedhore.