“Zgjedhje konkurruese, por pati sulme mes liderëve politikë”, OSBE/ ODIHR raport paraprak: Kishte disa incidente intimidimi

“Zgjedhje konkurruese, por pati sulme mes liderëve politikë”, OSBE/ ODIHR raport paraprak: Kishte disa incidente intimidimi

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhanë një raport paraprak për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të organizuara një ditë më parë. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar, ndërsa pati disa incidente intimidimi, u theksua në fjalën e vëzhguesve, të cilët ishin pjesë e procesit në disa prej qendrave të votimit në vend. “Zgjedhjet parlamentare 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ata ishin në një klimë të polarizuar. Kandidatët kishin mundësi të bëjnë fushatë, ndërsa disa raste intimidimi nga ta janë raportuar. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës. Ka pasur raportime për presione...
Burimi: Top-Channel.tv