Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zgjedhja e kryeparlamentarit, seanca shtyhet për të mërkurën
👁10337
Kosova E Hënë, 21 Prill 2025 16:09 Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu. Ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00. LVV-ja dështoi dy herë më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.