Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP-së, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP-së, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë zgjedhur këtë të premte nga radhët e prokurorëve. Antoneta Sevdari rikthehet në KLP me 165 vota, si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme. Afërdita Ndoi u zgjodh nga radhët e prokurorive të apelit me 160 vota, ndërsa Eloida Goxhi nga prokuroritë e shkallës së parë me 148 vota. Në mbledhje, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ngriti shqetësimin për mungesën e prokurorëve dhe mbingarkesën me dosje. Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, u shpreh: “Prokuroria po kalon një periudhë tepër të vështirë prej disa vitesh, për shkak të vakancave në organikë dhe mbingarkesës në punë.” Një tjetër çështje e ngritur nga kryeprokurori ishte trajtimi financiar i magjistratëve. “Për këtë nevojitet një dialog real dhe konstruktiv mes të...