Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjati vetëm 1 vit, Mora thyen rekordin e Yamal
Pak më shumë se një vit pas vendosjes së një rekordi historik, Lamine Yamal nuk është më lojtari më i ri që fiton një trofe ndërkombëtar me një kombëtare. Rekordi i talentit të Barcelonës, që dukej i pathyeshëm pas barazimit dhe tejkalimit të arritjes së legjendës Pelé, është rrëzuar nga një tjetër ‘yll’ në ngjitje: Gilberto Mora, talent 16-vjeçar i Meksikës. Lamine Yamal pati një sezon fantastik me Barcelonën, duke shënuar 21 gola dhe dhënë 22 asistime, çka e vuri atë në mesin e kandidatëve për Topin e Artë. Në moshën 17 vjeç e 1 ditë, ai fitoi Kampionatin Evropian...