Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Njohja e patentave për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe italianët në vendin tonë do të zgjatet edhe me 5 vite. Marrëveshja është bërë e ditur nga ministria e infrastrukturës e cila ka shpjeguar se qytetarët e të dy vendeve do të kenë mundësi të vijojnë procedurat për konvertimin e lejeve të drejtimit. Kjo  marrëveshjeje u vjen në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë të konvertojnë lejen e drejtimit për ta përdorur atë në vendin ku jetojnë. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë më të lehtë që të qarkullojnë me automjete me të njëjtën leje drejtimi Zgjatja e marrëveshjes forcon më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë dhe lehtëson një proces të rëndësishëm për mijëra qytetarë që jetojnë mes dy vendeve. Sipas informacionit të bërë...