Zersetzung, ja si STASI kontrollonte mendjen e qytetarëve në Gjermaninë Lindore

Zersetzung, ja si STASI kontrollonte mendjen e qytetarëve në Gjermaninë Lindore

Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale” Fushëbeteja në luftërat e të ardhmes është mendja e njeriut, ose më saktë kontrolli i saj. Sepse kontrolli i një individi, është i barabartë me shndërrimin e tij në një “Kandidat Mançurian”, edhe pse jo domosdoshmërisht i programuar për të vrarë, por për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të menduar në një mënyrë të caktuar, dhe për të vepruar në mënyrë të parashikueshme. Por edhe sepse të kontrollosh një masë të tërë individësh, pra opinionin publik, do të thotë të kesh në dorë fatet e një shteti. Pra po lind një mënyre të re të luftës, e quajtur lufta konjitive. Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, e kanë përshpejtuar përdorimin  e saj. Ndërkohë ishin fillimisht kërkimet e shkencëtarëve nazistë, dhe më pas të dy blloqeve kundërshtare gjatë Luftës së Ftohtë, ato që hodhën themelet...