No Image Available

“Zëri ynë u dëgjua”, Berisha tregon çfarë kërkoi nga SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara ka kërkuar mbështetjen amerikane për luftën kundër trafikut të drogës dhe asaj që ai e cilëson si “narkoshtet”. Në një intervistë, Berisha tha se çështja e trafikut të narkotikëve ishte një nga temat kryesore të diskutimeve të delegacionit të opozitës me partnerët amerikanë. Sipas tij, opozita ka kërkuar një angazhim më të madh të SHBA-së për këtë çështje. Berisha pretendoi gjithashtu se paratë e ardhura nga trafiku i drogës kanë ndikuar në kursin e këmbimit të lekut me euron dhe dollarin. Ai deklaroi se flukset e parave të paligjshme kanë ndikuar në zhvlerësimin e monedhave të huaja, duke përmendur shifrën 91 lekë për një euro. Kreu i PD-së...