
Sherr në Vlorë! Vajzat ndalojnë makinat dhe kapen për flokësh

PAMJE NGA NGJARJA
VLORË-Një sherr në mes të rrugës është regjsitruar mbrëmjen e të mërkurës (5 mars) në qytetin e Vlorës. Ndryshe nga konfliktet e tjera këtë herë është raportuar për një përplasje fizike mes vajzave. Grupi i vajzave kishte ndaluar automjetet e tyre të shtrenjta në një nga rrugët kryesore të qytetit, ku pas një përplasjeje verbale, kanë pasur dhe një sherr fizik. Disa prej tyre janë kapur për flokësh dhe kanë shpërthyer në ofendime të forta.
Në pamjet e publikuara shihen dy vajza që nisin sherrin mes tyre, por situata agravon pasi njëra prej tyre afrohet te vajza e cila po largohej nga vendngjarja nga një djalë. Djali që ishte në vendngjarje mundohet t’i ndajë por situata i del jashtë kontrollit dhe i lë vajzat të pëleshen më njëra-tjetrën. Situata u vendos në kontroll nga një person tjetër, i cili po kalonte në rrugë. Ai zbret nga makina dhe arrin t’i ndajë vajzat të cilat po godisnin njëra-tjetrën.
Ende nuk dihen shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa pritet që policia të japë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje/ZËRI