Rusia bombardon Donetskun, 20 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Rusia bombardon Donetskun, 20 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Pamje nga vendngjarja

KIEV- Rusia ka sulmuar me gjatë natës me dronë qytetin e Donetskut në Ukrainë, ku janë vrarë 20 persona dhe janë plagosur 43 të tjerë. Lajmi u bë i ditur nga kreu i rajonit rë Donetsk Vadym Filashkin përmes një postimi në Telegram.
“Rusia po vret civilë”,tha Filashkin në një postim në Telegram.
“Numri i viktimave u rrit në 20, ndërsa ai i të plagosurve në 43”.
Forcat ruse sulmuan edhe Dobropillyan, qytet që shtrihet në veri-perëndim të Donetskut të kontrolluar nga Rusia. Shërbimi rajonal i urgjencës raporton se tetë banesa dhe një ndërtesë administrative u dëmtuar nga sulmet ruse./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente