Protesta e PD, Berisha: Do të jetë ndryshe nga tubimet e mëparshme! Policia plan masash, mbi një mijë efektivë në terren
👁884
➤ Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës. Ndryshe nga tubimet e mëparshme që mbahej në zona të ndryshme të kryeqytetit, sot do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë. ➤ Kryedemokrati do të marrë gjithashtu pjesë në këtë protestë. ➤ Por, ndryshe nga më parë, Berisha nuk tregoi asgjë rreth skenarit të kësaj proteste. ➤ Policia e Shtetit ka marrë masa për të menaxhuar protestën, duke bllokuar disa nga akset që të çojnë drejt bulevardit. ➤ Në këtë protestë do të jenë do të angazhohen rreth një mijë forca policore për mbarëvajtjen e protestës.
Burimi