Mashtruan për të përvetësuar “Audi-n” luksoz, gjykata liron nga burgu Elvis Kosovën

Mashtruan për të përvetësuar “Audi-n” luksoz, gjykata liron nga burgu Elvis Kosovën

Elvis Kosova

TIRANË- Gjykata e Tiranës lehtësoi masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës, i cili u arrestua dy ditë më parë, pas dyshimeve se ishte përfshirë në një skemë për përvetësimin e një “Audi luksoz”, me vlerë rreth 200 mijë euro. Ndaj tij është caktuar ‘Arrest shtëpie’, ndërsa la në burg bashkëpunëtorin e tij nga Turqia Yucehan Er.
Avokati i Kosovës tha se ai është mashtruar nga Yucehan Er, pasi ai e ka blerë automjetin kundrejt pagesës dhe nuk e dinte që ishte i vjedhur. Po ashtu edhe prokuroria kërkoi të njëjtat masa për dy të arrestuarit.

Yucehan Er ka kërkuar një seancë të dytë. Po ashtu ai para policisë ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka thënë që do të merrte 5-10 mijë euro për deklarimin e makinës si të vjedhur. 
Elvis Kosova u arrestua nga policia e Tiranës për vjedhjen e një “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro. Sipas policisë, ai e kishte marrë makinën me qira në Gjermani, e më pas kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij. Planin e realizoi bashkë me 39 vjeçarin Yucehan Er. Në kërkim është shpallur dhe një person tjetër, si bashkëpunëtor, pasi makina u gjet e fshehur në oborrin e banesës së tij. /ZËRI
Burimi