
Ky janar ishte më i ngrohti i të gjitha kohërave

Foto ilustruese
TIRANË- Janari i vitit 2025 ishte më i ngrohti i matur ndonjëherë në planet. Kështu bën me dije Observatori Evropian i Kopernikut. Kjo pasi gjatë janarit u thye rekordi i temperaturave të larta i cili ishte regjistruar vetëm vitin e kaluar për shkak të fenomenit El Niño.
Temperatura mesatare e sipërfaqes arriti në 13,23°C. Rrjedhimisht, janari 2025 është i 18-ti nga 19 muajt e fundit që temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqen e Tokës tejkalon nivelin para-industrial me më shumë se 1.5 ° Celsius.
Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), i themeluar nga OKB-ja, vlerëson se kufiri i 1.5° Celsius ka të ngjarë të tejkalohet ndërmjet viteve 2030 dhe 2035. Dhe kjo, pavarësisht nga zhvillimi, sa i përket emetimeve të gazeve serrë nga njerëzimi, të cilat janë afër kulmit të tyre, por ende nuk kanë filluar të bien.
Temperaturat globale varen kryesisht nga ato në sipërfaqen e deteve, një rregullator i klimës globale, pasi ato mbulojnë mbi 70% të sipërfaqes së Tokës. Dhe këto mbeten në nivele të paregjistruara para prillit 2023. Për sa i përket temperaturës së sipërfaqes së detit, janari i vitit 2024 mban ende rekordin për temperaturën më të lartë (0.19°C)./ZËRI