
Kanabisi për qëllime mjekësore, Denaj: Përcaktohen zonat kadestrale ku do të kultivohet
Anila Denaj
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë njoftoi se janë përcaktuar 10 zona Kadastrale që do të kultivohet kanabisi për qëllime mjekësorë. Denaj informoi se pas studimeve të kryera u përcaktuan zonat që janë të përshtatme. Kriteri kryesor për përzgjedhjen e vendeve ku do të ndërtohen fermat, është të jenë larg zonave bujqësëore si dhe 3 km larg nga bletaritë.
“Janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi. Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore. Janë zona bujqësore, që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, tha më tej Denaj.
Në janar të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim që përcaktoi standartet e sigurisë dhe rregullat për sipërfaqet e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit. Sipas vendimit, ambientet duhet të jenë gjithmonë të monitoruara me kamera dhe të ruhen 24 orë nga objekte të specializuara sigurie. Po ashtu, duhet të jenë të rrethuara me mur betoni 4 metra të larta dhe me tela gjembash./ZËRI
Burimi