FOTO- Gjykata vendosi pro ekstradimit të saj në Shqipëri, Bridgeman shpërthen në lot, roli i saj në vrasjen e Nikulajt
Harriet Bridgeman
BRITANI E MADHE- Gjykata e Londrës vendosi dje pro ekstradimit të 4 personave të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në Prill të vitit të kaluar në Shëngjin. Në mesin e personave të dyshuar, që do të ekstradohet në Shqipëri është dhe shtetasja britanike Harriet Bridgeman.
Kjo e fundit është shfaqur mjaft e revoltuar gjatë ditës së djeshme në Gjykatë, ndërsa në atentat ajo ka pasur rolin për të vëzhguar lëvizjet e biznesmenit, duke u kamufluar si turiste në hotelin e Nikulajt.
Me një bluzë ngjyrë rozë, duke pirë një cigare dhe duke folur në telefon, Harriet Bridgeman u shfaq mjaft e tensionuar jashtë Gjykatës së Londrës.
Teksa gykatësi lexonte vendimin, mësohet se Harriet Bridgeman ka shpërthyer në lot. Bridgeman, nënë e një djali, do të vijojë të jetë e lirë në Londër me kusht, derisa të ketë një vendim përfundimtar nga Apeli për ekstradimin e saj drejt vendit tonë.
Teksa 4 autorët e dyshuar, Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harry Simpson the Harriet Bridgeman, për vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj, do të ekstradohen drejt Shqipërisë, bashkëshortja e të ndjerit ka treguar detaje para ekzekutimi i tij.
Vera Nikulaj ka rrëfyer për Daily Mail, se familja e saj kishte pritur autorët e akuzuar për vrasjen e të shoqit si mysafirët e tyre të parë në hotelin e tyre të sapohapur. E ulur pranë tavolinës ku u qëllua i shoqi, bashkëshortja e Nikulajt, Vera, mes lotësh ka treguar se për shkak të gjakmarrjes ata ishin të kujdesshëm ndaj kërcënimeve nga shqiptarët, por asnjëherë nuk dyshuan se britanikët mund të përfshiheshin në një sulm. Ajo tha se së pari në hotel pa Bridgeman, të cilën e kanë ndihmuar të merrte një makinë me qira.
Sipas rrëfimit të saj, një ditë më pas kanë darkuar familjarisht në restorantin e hotelit, dhe ngjitur me tavolinën e tyre ka qenë dhe Bridgeman me një nga burrat britanikë të përfshirë në ngjarje. Ajo tregon se në shenjë respekti bashkëshorti i saj i ndjerë, iu kishte paguar atyre ushqimin. /ZËRI
Burimi