“Do jem deputet i Shkodrës”/ Tom Doshi: Do garoj vetë në zgjedhje, marrim rezultat surprizë më 11 maj

“Do jem deputet i Shkodrës”/ Tom Doshi: Do garoj vetë në zgjedhje, marrim rezultat surprizë më 11 maj

Tom Doshi

SHKODËR- Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi ka qenë sot në Shkodër, ku edhe ka marrë pjesë në hapjen e zyrës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në një prononcim për mediat, Tom Doshi tha se do të garojë edhe vetë në këto zgjedhje. Madje u shpreh se do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 majit.
Doshi mori mandat edhe 4 vite më parë në zgjedhjet e  25 prillit. Tom Doshi mori 7886 vota në Shkodër dhe 2025 vota në Tiranë, pra në total 9911 vota. Vota që iu përkthyen në 3 mandate, 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër. Por e la mandatin pas përplasjes me SHBA dhe asokohe, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. 

Para zgjedhjeve, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se informacionet në lidhje me shpalljen non grata të Tom Doshit, Adriatik Llalës dhe Vangjush Dakos kishin të bënin me diçka të rëndë. jo tha se informacionet janë konfidenciale, dhe të klasifikuara që nuk mund të ndahen publikisht, por shtoi se disa nga informacionet janë ndarë me autoritetet shqiptare. Pas denoncimit që bëri ambasadorja Kim, KQZ kërkoi verifikim nga Prokuroria, por hetimet nuk shkuan askund. Megjithatë, natën pas zgjedhjeve, Doshi zbuloi për mediat se do ta linte mandatin e tij. Por gjithmonë ka qenë aktiv në zgjedhje. Edhe në ato të fundit lokale. Në një intervistë në ‘Top Story’, ai pranoi aleancën me PS-në për bashkinë e Shkodrës duke shtuar se ishin votat e tij që i dhanë fitoren kandidatit të PS-së, Benet Beci.
Por mesa duket këto zgjedhje ka zgjedhur që të garojë sërish vetë për një mandat./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente