Dielli largohet, bëni gati çadrat! Meteorologia tregon çfarë na pret këtë javë

Dielli largohet, bëni gati çadrat! Meteorologia tregon çfarë na pret këtë javë

Dielli largohet, bëni gati çadrat! Meteorologia tregon

Tanja Porja

TIRANË-Ditët e ngrohta me diell do i lënë vendin reshjeve të shiut. Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja njoftoi se moti do të jetë i paqëndrueshëm, por temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në 24 gradë.

“Kthjellime dhe vranësira, por nga nesër mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu kryesisht në veriperëndim. Nga nesër dhe në vijim moti i paqëndrueshëm. Rrebeshe afatshkurtra të martën. Kryesisht në veri dhe në qendër. Termometri do të shënojë 24 gradë. Temperatura shumë të larta”,- deklaroi Porja në A2 CNN.

Reshjet e shiut pritet të fillojëjnë në disa zona të vendit, prej ditës së sotme në orët e pasdites./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente