8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që tronditën vendin

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që tronditën vendin

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Viktimat

TIRANË- Më 7 mars festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Në vendin tonë data 8, është kthyer simbolike për nënat dhe vajzat që marrin dhurata dhe lule në shenjë respekti. Por, përtej kësaj, një realitet i zymtë fshihet në vendin tonë. Dhuna në familje, dhe vrasjet ndaj grave nuk janë të pakta. Vitin që lamë pas disa ngjarje të rënda tronditën vendin tonë, ku gra dhe vajza u vranë nga bashkëshortët e tyre, ose u shtynë drejt vetëvrasjes.

Më poshtë sjellim disa nga ngjarjet që tronditën opinionin publik:

Vetëvrasja e Bedrie Lokës

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Bedrie dhe Xhemal Loka

Më 2 Janar 2024, vBedrie Loka nga Sukthi i Durrësit kreu vetëvrasje. Bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, u dënua me 10 vite burg për për shkaktim vetëvrasjeje. Ai e dhunonte dhe denigronte.

Vetëvrasja e Sibela Abedinit

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Sibela Abedini dhe Altin Çoku

Më 11 Shkurt 2024, 27-vjeçarja Sibela Abedini u hodh nga kati i katërt i banesës në Kamëz. Në pranga ra 39 vjeçari Altin Çoku, personazh i njohur në rrjete sociale. Ai akuzohet se e shantazhonte se do i publikonte foto intime në rrjetet sociale.

Vrasja e 75-vjeçares Ike Sokoli

75-vjeçarja u dhunua për vdekje nga i biri 35-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Ndriçim Sokoli.

Vrasja e 88-vjeçares Kleoniqi Ilia

2 maj 2024, Kleoniqi Ilia 88 vjeçe dhunohet për vdekje nga bashkëfshatari në Dropull.

Vetëmbytja e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Erdgys dhe Alma Arrazi

Në Maj 2024, Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit. Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Bashkëshorti i së ndjerës, Erdgys Arrazi është arrestuar dhe akuzohet si shkaktar i vetëvrasjes.

Vrasja e Gjylije Danit

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Gjylije Dani

Më 13 Maj 2024, 88-vjeçarja Gjylije Dani u vra me thikë nga djali i saj në Rrogozhinë. 62-vjeçari rezultoi me probleme të shëndetit mendor.

Vrasja e indonezianes Saragih Indah Lilis Sartika

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Profesori dhe gruaja

Më 19 Gusht 2024, Saragih Indah Lilis Sartika nga Indonezia u vra me thikë nga bashkëshorti i saj në Tiranë. 53-vjeçari Matthew James Wertz, punonte si mësues në një shkollë private në kryeqytet. Ai e mbyti gruan me litar, vrau dy qentë dhe më pas vari veten.

Vrasja e Enkelejda Danaj

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Eduart dhe Enkelejda Danaj

Më 16 Maj 2024, Enkelejda Danaj masakrohet me thikë nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj në Athinë. Ata ishin të ndarë prej një viti e gjysmë ndërsa 40-vjeçarja e kishte denoncuar atë disa herë për dhunë.

Vrasja e Alba Çenkos

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Alba ÇENKO

Më 29 nëntor 2024, Alba Çenko masakrohet me çekiç nga bashkëshorti në Greqi. Ai e fshehu trupin për një javë në papafingo. Çenko çoi fëmijët për të mbuluar krimin dhe përmes telefonit të viktimës mbuloi ngjarje.

Vrasja e Eleonora Toçit

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Eleonora dhe Lulzim Toci

Më 9 Tetor 2024, Eleonora Toçi vritet me thikë në sy të fëmijëve nga bashkëshorti i saj në Itali. 30-vjeçari Lulzim Toci e vrau 24-vjeçaren pas një debati.

Vrasja e 66-vjeçares Shano Islami

6 gusht 2024, Shano Islami 66 vjeçe vritet nga bashkëshorti në Konispol.

Vrasjet gjatë vitit 2025:

Vrasja e Anila Ndoka

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Kolë Manaj dhe Anila Prendushi

Më 18 Shkurt 2025, Anila Ndoka u qëllua me armë zjarri nga bashkëjetuesi Kolë Manaj, por ndërroi jetë disa ditë më pas në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Vrasja e palestinezes Ryyan Alwan

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Vrasjet e grave që

Rayyan Alawan

Më 27 Shkurt 2025, 24-vjeçarja palestineze Ryyan Alwan u gjet e pajetë në një banesë të marrë me qira në Tiranë. Autori i dyshuar është babai i saj, me të cilin erdhi në vendin tonë disa ditë para krimit./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente