“Zëra të fuqishëm”, hapet në Tiranë ekspozita fotografike për gratë e Ballkanit

“Zëra të fuqishëm”, hapet në Tiranë ekspozita fotografike për gratë e Ballkanit

“Unbounded Voices: Women of the Balkans – Strength & Legacy”, ekspozita fotografike e Agence France-Presse (AFP), u hap sot në hapësirat e Vila 31 x Art Explora në Tiranë, me mbështetjen e L’Oréal Group. Ekspozita sjell portrete intime të nëntë grave nga vende të ndryshme të Ballkanit, duke dokumentuar jetën e tyre të përditshme, punën, pasionet dhe përvojat në qytete si Tirana, Beogradi, Sarajeva dhe Banja Luka. Përmes fotografive dhe rrëfimeve personale, projekti synon të shkojë përtej imazheve të thjeshtëzuara dhe stereotipeve për gratë e Ballkanit, duke vënë në fokus historitë e tyre të forcës, krenarisë, sfidave dhe gëzimeve të përditshme. Në Tiranë, ekspozita prezanton fotografitë e fotoreporterit të AFP-së, Adnan Beci, i cili ka realizuar portretet e Blerina Vrenozit, Elida Zhulatit dhe Luna Caushollit....