Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Zeqineja e SPAK-ut”- Kryemadhi i përgjigjet Metës, i nxjerr vizën amerikane
Çifti Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë përfshirë në një seri replikash në distancë këtë të hënë. I pari që reagoi ishte ish-presidenti Meta, i cili iu drejtua Kryemadhit si “Zegjineja e SPAK-ut” dhe kërkoi prej saj që të mos ia përmendte më emrin në daljet e saj publike. Meta gjithashtu ngriti dyshime se si Kryemadhi, nën hetim nga SPAK për lidhje dhe përfitime nga kushëriri i saj në SHBA, Ardian Shatku, mundi të merrte leje nga organi i akuzës dhe të udhëtonte përtej Atlantikut në muajin janar. Në përgjigjen e saj, Kryemadhi ka nxjerrë vizën amerikane me disa hyrje-dalje...