Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur një marrëveshje me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, për të punuar drejt krijimit të një korridori të ri për transportin e drithërave në Detin e Zi. Lajmi u bë i ditur nga vetë Zelenskyy të shtunën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Stamboll, pas takimit me presidentin turk. “Sot, arrita një marrëveshje me Presidentin Erdogan për të punuar në korridorin e grurit të Detit të Zi”, deklaroi lideri ukrainas. Ai theksoi se Turqia mbështet përpjekjet për garantimin e lundrimit të sigurt në Detin e Zi, si dhe rikthimin e kushteve normale të jetesës në rajon. Nisma synon të krijojë mundësi të reja për transportin detar të produkteve bujqësore ukrainase, në një kohë kur siguria...
Burimi:
javanews.al