Zelensky: Putini po feston ditëlindjen me viktima!

Zelensky: Putini po feston ditëlindjen me viktima!

Të paktën nëntë persona, mes tyre tre fëmijë, kanë humbur jetën nga një sulm rus që goditi një pallat pesëkatësh në Pryluky, në rajonin e Chernihivit, në Ukrainë. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, 40 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 12 persona, një prej tyre fëmijë. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë ende persona të bllokuar nën rrënoja. Në zonë janë angazhuar edhe psikologë të shërbimit të emergjencave, të cilët u kanë ofruar mbështetje 36 personave. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi përmes një postimi në Telegram, duke deklaruar se sulmi goditi një ndërtesë të zakonshme banimi. Ai tha se ekipet e emergjencës po vijojnë...