Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në Stamboll të shtunën pas një ftese nga homologu i tij turk, Tayyip Erdogan. Ai u prit në aeroport nga Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler. Siç u njoftua nga presidenca turke, fokusi i bisedimeve do të jetë lufta Rusi-Ukrainë, siguria në Detin e Zi dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe. Sipas kreut të komunikimit të presidencës turke, kjo është një vizitë pune, gjatë së cilës të dy udhëheqësit do të shqyrtojnë si bashkëpunimin dypalësh ashtu edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Zelensky has arrived in Istanbul for talks with Turkish President Erdogan. pic.twitter.com/kQPDneUIr6 — Clash Report (@clashreport) October 31, 2026 The post Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin appeared first on Euronews Albania. Burimi: Botë
Burimi:
javanews.al