Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës – siç ka kërkuar presidenti amerikan, Donald Trump – nëse Shtetet e Bashkuara do ta furnizonin shpejt Ukrainën me raketa Patriot për mbrojtje ajrore. Në një intervistë për Fox News, më 1 nëntor, Zelensky tha se ka zhvilluar bisedime me presidentin amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë çështje. “Ne u thamë se nuk mund të mos kundërpërgjigjemi pas sulmeve të Rusisë ndaj sektorit tonë energjetik, ndërkohë që Rusia vret njerëzit tanë dhe sulmon rrjetin elektrik, infrastrukturën e gazit, rafineritë dhe gjithçka tjetër”, i tha ai gazetarit Trey Yingst. “Ne thamë se, nëse doni që të mos i sulmojmë rafineritë ruse, atëherë edhe Rusia duhet t’i...