Zejnullah Rrahmani: Teoria e mitit

Zejnullah Rrahmani: Teoria e mitit

Nga Zejnullah Rrahmani Disa diciplina të studimeve synojnë t’u japin përgjigje ndaj çështjeve që ngreh një teori tashmë e njohur si teoria e mitit. Të paktën kjo mund të thuhet për teorinë letrare në përgjithësi, për filozofinë, për antropologjinë, për folklorin dhe natyrisht, për psikologjinë. Të gjitha këto diciplina ndërlidhen në përpjekjen për të dhënë sqarime e për të ndriçuar çështje që dalin nga prania e mitit në letërsi, një prani e mitit që është e lashtë dhe e vazhdueshme në krijimet narrative. Njëra nga çështjet është pikërisht a është e domosdoshme për krijimtarinë e formës narrative prezenca e mitit? Në disa forma të krijimtarisë, si në këtë që përmendëm (forma narrative) është qartas i pranishëm miti, po format tjera? Janë të çliruara nga format...