Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zegjineja humb mandatin e deputetit për 10 vota
Zengjine Caushi ka humbur mandatin e deputetit pas përfundimit të rinumërimit të për qarkun Fier. Mandatin e 12 për Partinë Socialiste në këtë qark e ka marrë Maldrita Bardho me 10 vota diferencë nga Zegjine Çaushi. Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho. Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.