Zegjine Caushi ndjek numërimin e votave të Diasporës, rrezikon mandatin?

Zegjine Caushi ndjek numërimin e votave të Diasporës, rrezikon mandatin?

Kandidatja e PS-së në Fier, Zegjine Caushi po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave preferenciale nga Diaspora. ”Po shoh procesverbalin”, dëgjohet duke thënë ajo. Ajo ndodhet në një garë të ngushtë për mandatin me kandidaten tjetër socialiste Maldrita Bardho. Çaushi është aktualisht 146 vota para Bardhos. Në total ajo ka marrë 4454 vota brenda dhe nga votat jashtë vendit, ndërsa Bardho ka 4308. Përgjatë fushatës ajo u bë një figurë e komentuar në rrjete sociale, përshkak të video-ve që bënte ndaj Gazment Bardhit.
Burimi: Kohajone.com