Zbutet Irani? Ministri Aragchi: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore!

Zbutet Irani? Ministri Aragchi: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore!

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, thotë se ka argumente “të arsyeshme” në favor të ndryshimit rrënjësor të doktrinës bërthamore të Iranit, pasi anëtarësimi në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) nuk e parandaloi sulmin ndaj objekteve bërthamore të vendit. Megjithatë, ai këmbënguli se qëndrimi zyrtar i Teheranit nuk ka ndryshuar. Në një intervistë të publikuar më 21 nëntor në të përditshmen qeveritare, Iran, Araqchi e cilësoi debatin zgjeruar mes elitës politike iraniane për doktrinën bërthamore si “serioz dhe strategjik”, duke thënë se të dyja palët kanë argumente të forta. Prej disa muajsh, zyrtarë të lartë të sigurisë dhe ligjvënës të linjës së ashpër po bëjnë thirrje haptazi që Irani jo vetëm të tërhiqet nga NPT-ja, por edhe të zhvillojë kapacitete bërthamore për parandalim....