Zbulohet skema e mashtrimit/ Vodhën 409 mijë euro në subjektin ku punonin, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

Zbulohet skema e mashtrimit/ Vodhën 409 mijë euro në subjektin ku punonin, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

Finalizohet pas 6 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Doublefront”. Vodhën 409 000 euro nga subjekti ku ishin të punësuar, duke shpërdoruar detyrat, arrestohet 37 –vjeçari (shpërndarës i porosive), shpallet në kërkim financierja. Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për 6 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Doublefront”. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasja...